Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim pune Rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Dema dhe kryesuesin e Konferencës së Rektorëve, Ramë Vataj, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Me të këtë rast u bisedua rreth gjendjes në Universitetin e Prishtinës dhe arsimit të lartë në përgjithësi.
Haradinaj, tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme në arsim, duke vlerësuar se ngritja e cilësisë në arsim është e një rëndësisë të veçantë për vendin, marrë parasysh zhvillimet e hovshme globale.
Rektorët Dema dhe Vataj e njoftuan kryeministrin Haradinaj me sfidat me të cilat përballet arsimi i lartë në vend, duke vlerësuar angazhimin e tij në ofrimin e mbështetjes për arsimin në përgjithësi dhe arsimin e lartë në veçanti.
-
Haradinaj thotë se Qeveria është e përkushtuar për arsimin e lartë
-
Haradinaj kërkon rritje të cilësisë në arsim
-
Hoti thotë se Qeveria do të përkushtohet në zhvillimin e arsimit në vend
-
Haradinaj: Rritja e investimeve në arsim tregues se Qeverisë i intereson rritja e cilësisë
-
Lekaj i ofron mbështetje UP-së, do bashkëpunim në disa fusha