Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria e Kosovës miraton Strategjinë kundër korrupsionit

Qeveria e Kosovës miratoi sot Strategjinë kundër korrupsionit dhe planin e veprimit 2018-2022, duke vënë theksin në sektorin politik publik, administratën publike, në zbatimin e ligjit si dhe në gjyqësor, prokurim publik dhe menaxhim të financave publike, ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.

Kemi aprovuar shtesat për stafin administrativ të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për ta fuqizuar sistemin e drejtësisë, thuhet në postimin e kryeministrit. Në kuadër të programit buxhetor “Prokurorët specialë” janë aprovuar 54 pozita, prej tyre 15 janë prokurorë e 39 staf administrativ i Prokurorisë Speciale.

Po ashtu, miratuam edhe strategjinë shtetërore për riintegrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Kosovë dhe planin e veprimit 2018-2022. Për 3 vitet e ardhshme për këtë strategji janë planifikuar mbi 15 milionë euro nga të cilat mbi 5 milionë janë doancione.

Njëkohësisht, kemi proceduar Marrëveshjen ndërkombëtare për sigurimet sociale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Konfederatës së Zvicrës. Me këtë, u kemi mundësuar qytetarëve, që kanë punuar për kohë të gjatë në Konfederatën e Zvicrës, të drejtën që pensionin ta marrin në Kosovë.