Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kujdesi për zbatimin e Strategjisë kundër korrupsionit i besohet Antikorrupsionit

Prishtinë, 23 mars - Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një varg vendimesh e dokumentesh në kuadër të përgjegjësive të saj ligjore, bën të ditur Kryeministria përmes një komunikate për media.

Fillimisht Qeveria ka rikujtuar përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s që çoi në përfundimin e luftës në Kosovë. Kryeministri ka theksuar se populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës Aleancës Veri-atlantike për kontributin në lirinë e Kosovës.

Ai, po ashtu ka shprehur shqetësimin për furnizimin me energji elektrike dhe ka kërkuar nga të gjitha organet kompetente të ndërmarrin masa për stabilizimin e situatës.

Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë kundër korrupsionit dhe planin e veprimit 2018-2022. Përmirësimi i politikave dhe zbatimi më efektiv i tyre dhe qeverisja e mirë, janë dy kushtet kryesore për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë. Strategjia, në bazë të problemeve të identifikuara dhe sfidave të paraqitura, propozon masat dhe aktivitetet të cilat do të parandalojnë dhe luftojnë korrupsionin në Kosovë. Strategjia është ndarë në katër sektorë:

Sektori politik publik

Edhe Qeveria e Kosovës miraton Strategjinë kundër korrupsionit Arbëri Qeveria e Kosovës miraton Strategjinë kundër korrupsionit

Administratë publike

Zbatimi i ligjit dhe gjyqësori

Prokurimi publik dhe menaxhimi i financave publike.

Parimet tjera të përgjithshme të strategjisë janë: Ndërtimi i integritetit, përgjegjësisë dhe transparencës në punën e organeve të administratës publike dhe forcimi i besimit të qytetarëve në institucionet publike; Përmirësimi i legjislacionit dhe fuqizimi i kapaciteteve në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit; dhe ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut të gjerë në fushën e luftës së korrupsionit.

Strategjia kundër korrupsionit dhe plani i veprimit 2018-2022 do të zbatohet nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Pas shqyrtimit, ka marr miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme Koncept dokumenti për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Me qëllim të përkufizimit të qartë me ligj të të drejtave pronësore, përmes të të cilës u ofrohet njohje juridike të të drejtave pronësore, kthimin e të zhvendosurve dhe duke u bazuar në mbrojtjen e të drejtave pronësore, janë më se të nevojshme plotësim-ndryshimet e Ligjit, duke u bazuar në sfidat të cilat janë hasur gjatë zbatimit të Ligjit për AKKVP-së.

Me vendimin e miratuar në mbledhje të Qeverisë, Lulzim Sylës i është vazhduar mandati në pozitën e kryeinspektorit të Tregut edhe për një mandat tre vjeçar.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Strategjinë shtetërore për riintegrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Kosovë dhe planin e veprimit 2018-2022!

Ministri i Punëve të Brendshme është caktuar koordinator nacional për Strategjinë shtetërore për riintegrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Kosovë. Strategjia identifikon pesë objektiva:

Avancimi i masave për ri integrim të qëndrueshëm socio-ekonomik të personave të riatdhesuar;

Adresimi i nevojave të veçanta për grupet e cenueshme;

Edhe Saga e Strategjisë kundër Korrupsion TEMPUS Saga e Strategjisë kundër Korrupsion

Avancimi i bashkëpunimit rajonal, ndërkombëtar dhe ndërinstitucional;

Zhvillimi i vazhdueshëm i ekspertizës vendore;

Monitorimi sistematik dhe vlerësimi i ndikimit të masave të ndërmarra në qëndrueshmërinë e riintegrimit të personave të riatdhesuar.

Kostoja buxhetore e zbatimit të kësaj strategjie është brenda shpenzimeve të planifikuara buxhetore dhe për tri vitet e ardhshme është 15,496,597 euro. Prej tyre 5,040,000 euro janë donacione.

Programi për zbatimin e strategjisë minerare të Republikës së Kosovës për periudhën 2018-2022, gjithashtu ka marr miratimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Me propozimin të Ministrisë së Forcës së Sigurisë është aprovuar vendimi për lejimin e pagesës në formë të paradhënies në vlerë prej tridhjetë për qind (30%) të vlerës së kontratës për projektin “Furnizim me automjete taktike “HMMWV 4x4 të blinduara” dhe “Furnizim me automjete taktike “HMMWV 4x4, të pa blinduara për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Qeveria i ka rekomanduar Presidentit të Republikës së Kosovës që të autorizojë ministren e Integrimit Evropian që të nënshkruajë Marrëveshjen financiare për IPA 2017, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Është miratuar edhe Koncept dokumenti për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besueshme në lidhje me transaksionet elektronike.

Krijimi i një mjedisi të besueshëm i cili do të garantonte besueshmërinë e transaksioneve elektronike, konsiderohet parakusht i zhvillimit të ekonomisë digjitale, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Është aprovuar propozimi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenien Sociale për t’i rekomanduar Presidentit të Republikës së Kosovës që t’i japë autorizimin ministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për të nënshkruar Marrëveshjen Ndërkombëtare për sigurimet sociale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane.

Kjo Marrëveshje do t’ju mundësojë qytetarëve të dy vendeve lëvizje të lirë që të realizojnë të drejtat e tyre të pensionit të moshës, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionit bazik të moshës.

Edhe Kurti: Duam gjyqësor të pavarur e profesional dhe prokurori të ndershme e aktive Arbëri Kurti: Duam gjyqësor të pavarur e profesional dhe prokurori të ndershme e aktive

Kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe aprovuar propozimin për shtesat në Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar që vizitat e delegacioneve qeveritare në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, të bëhen të koordinuara me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me Ministrinë e Integrimit Evropian.