Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje sot lidhur me ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.
Sipas njoftimit të Qeverisë, mbrojtje e përkohshme do t’u ofrohet edhe personave të tjerë përveç atyre që janë caktuar deri tash. Këta përfshijnë personat në bazë të marrëveshjes me SHBA-në që do zhvendosen në SHBA apo në një shtet të tretë.
“Sipas këtij vendimi, përpos personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atyre të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershëm do t’i ofrohet edhe personave tjerë, në bazë të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët do të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në një shtet tjetër të tretë, përfshirë familjarët e të tre këtyre grupeve”, ka njoftuar qeveria.
-
Qeveria merr vendim për t’u ofruar mbrojtje kontraktorëve afganë të cilët punojnë në NATO
-
Qeveria merr vendim të ri lidhur me strehimin e afganëve
-
Kosova do t'i përzgjedhë të dëbuarit amerikanë bazuar në kriteret e sigurisë
-
Kosova ofron mbrojtje për 85 të rrezikuar nga lufta në Afganistan
-
Qeveria merr vendim për strehimin e refugjatëve afganë