Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj sot, në formë elektronike, në lidhje me ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.
Me vendimin e miratuar nga Qeveria, u ofrohet mbrojtje e përkohshme dhe e menjëhershme kontraktorëve afganë, të cilët aktualisht punojnë në NATO, përfshirë edhe familjeve të tyre.
“Në rast të nevojës e me qëllim të sigurisë kombëtare, ata do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga institucionet relevante të sigurisë në Republikën e Kosovës. Ky vendim, në përjashtim të kategorisë së personave, të cilëve u ofrohet mbrojtje, korrespondon me pikat tjera të vendimit numër 01/26 të datës 16.8.2021”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Paraprakisht, me vendim të qeverisë, mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme i është ofruar personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe personave të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), përfshirë familjarët e këtyre dy grupeve.
-
Qeveria e Kosovës me vendim të ri për refugjatët afganë
-
Qeveria merr vendim të ri lidhur me strehimin e afganëve
-
Kosova ofron mbrojtje për 85 të rrezikuar nga lufta në Afganistan
-
Qeveria merr vendim për strehimin e refugjatëve afganë
-
Kosova do t'i përzgjedhë të dëbuarit amerikanë bazuar në kriteret e sigurisë