Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria e konsideron prioritet luftën kundër trafikimit të drogës

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka paraqitur sfidat e Kosovës kundër trafikimit të drogave.

Gjatë konferencës “Luftimi i trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëve me fokus të veçantë në aeroporte” në Austri, Gashi ka thënë se “Rruga Ballkanike” mbetet sfidë serioze për autoritetet e zbatimit të ligjit dhe duhet kushtuar kujdes për të parandaluar dhe luftuar trafikimin ndërkufitar të drogës.

“Për të arritur këtë qëllim na nevojitet bashkëpunim sa më i ngushtë si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar”, ka thënë Gashi.

Gashi theksoi se problemi i trafikimit të substancave narkotike përveç që është problem global, nuk e ka kursyer as shoqërinë kosovare.

“Përfitimet materiale nga tregtia me drogë si dhe varësia nga përdorimi i drogës, bën që shumë individë lehtë shfrytëzohen nga kriminelët dhe organizatat kriminale. Droga e kërcënon shëndetin e të gjithëve, sundimin e ligjit dhe në fund vitalitetin dhe forcën e gjithë shoqërisë”, theksoi ministri Gashi.

Edhe Gashi: Kërkesa për tërheqjen e dorëheqjeve, e motivuar nga Serbia për presion ndaj Kosovës Arbëri 5 d. më parë Gashi: Kërkesa për tërheqjen e dorëheqjeve, e motivuar nga Serbia për presion ndaj Kosovës

Sipas Gashit, puna e institucioneve të Kosovës në kuadër të këtij projekti, vërteton edhe njëherë rëndësinë e qasjes dhe shkëmbimit të informatave në luftën e përbashkët kundër krimit transnacional,. Ai ka thënë se kjo dëshmon rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe organizata tjera të sigurisë.

Projekti "Luftimi i trafikimit ndërkombëtar i lëndëve narkotike dhe armëve me fokus të veçantë në Aeroporte" (JIFTdrugs/f_air) është financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Austria me shtetet partnere si: Republika e Kosovës edhe Republika e Çekisë. Në kuadër të këtij projekti gjatë 18 muajve u bë e mundur të arrestohen 131 persona dhe të konfiskohen 2 ton të lëndëve narkotike nëpër aeroporte. Ky projekt nga Kosova u realizua përmes Policisë së Kosovës dhe Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit.