Humbjet në territor që ISIS-i i ka pësuar në Siri e Irak kanë rritur frikën në Kosovë.
Kjo për shkak se kosovarët e përfshirë në konflikt mund të kthehen dhe të synojnë sulme terroriste këtu, shkruan sot “Koha Ditore”.
Drojën Qeveria e ka shprehur në draftin e Strategjisë shtetërore kundër terrorizmit, që i referohet periudhës kohore 2018-2022, e ku alarmohet se “individët e radikalizuar mund të kryejnë akte të dhunës ekstreme ndaj popullsisë dhe institucioneve edhe në shtetin e tyre”.
Për ta parandaluar këtë, Qeveria ka paraparë t’i orientojë në katër shtylla aktivitetet: në parandalim, në mbrojtje, në ndjekje dhe në reagim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Shprehet drojë për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet në Kosovë
-
Britania rrit shkallën e kërcënimit nga terrorizmi pas sulmit me thikë ndaj dy hebrenjve
-
Sirianët po përballen me refuzim azili në Evropë
-
Pesë jetë të humbura nga të shtënat e armëve, njohësit kërkojnë hartim të një strategjie shtetërore
-
Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen