Qeveria e Kosovës ka në plan të prishë marrëveshjen e arritur mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë ZMobile.
Ekzekutivi është duke pritur një raport zyrtar nga bordi i kësaj ndërmarrjeje për veprime të mëtutjeshme, raporton KTV.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i ka thënë KTV-së se përpos këtij hapi, po pret edhe planin ristrukturues të ndërmarrjes, pa përjashtuar edhe uljen e pagave.
Sipas tij, për vetëm 3 muaj, humbjet në Telekom janë 4 milionë euro.
Gjitha këto veprime, sipas Llukës, lidhen me planin për privatizimin e Telekomit të Kosovës përmes Ligjit për Investimet Strategjike, por pa pjesëmarrje në vendimmarrje të qeverisë në politikat udhëheqëse të ndërmarrjes.
Dhe kjo sipas tij, ka qenë një nga arsyet e takimit të një dite më parë me drejtuesit e kompanisë së njohur franceze të telefonisë mobile, Orange.
Ekspertë të ekonomisë thonë se privatizimi i Telekomit nuk duhet të ndodhë pa dhënë përgjegjësi ata që e sollën në këtë gjendje ndërmarrjen.
Edhe
Qeveria do të prishë marrëveshjen Telekom - Z-Mobile para privatizimit
Veprimet e ndërmarra vijnë menjëherë pas vendimit të arbitrazhit, ku Kosova doli fituese në përballjen me kompanisë Axos.
Por bordi i drejtorëve të Telekomit të Kosovës, u ka dërguar një letër të gjithë punëtoreve, ku thotë se është dezinformatë lajmi se qeveria u ka kërkuar uljen e pagave.
Bordi thotë se nuk e ka shqyrtuar mundësinë e uljes së pagave në asnjë nga mbledhjet.
-
“Qeveria po rrezikon funksionimin e Telekomit”
-
Bordi i Telekomit po planifikon padi për Qeverinë për dividentën 15 milionëshe
-
Bordi s’tregon vendimin që mori në mbledhjen 8 orëshe, por kontrata me Z-Mobile do të shkëputet
-
Kriza në Telekom përplas në distancë Vetëvendosjen me Bordin e kësaj ndërmarrje