Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria dhe Komuna u premtojnë mbështetje bizneseve të vogla

Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e biznesit të vogël 2017”, Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), kanë organizuar një konferencë informuese, lidhur me zhvillimin e sektorit privat.

Me këtë rast kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do t’i përkrahë bizneset ferizajasve duke ia lehtësuar punën e tyre në një varg fushash të caktuara. Ai ka sqaruar se Komuna së bashku me Qeverinë e Republikës së Kosovës do të jenë edhe pjesë e agjendës së punës, angazhimit dhe sukseset e bizneseve, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi mirënjohës edhe ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës që i ka kushtuar vëmendje të madhe qyteti të ndërmarrësisë dhe zhvillimit ekonomik në Ferizaj. Ky epitet tashmë i takon Ferizajt, për faktin se e ka marrë pikërisht si rezultat i punës, angazhimit, vullnetit dhe konsistencës në të bërit biznes, pikërisht të shtrirjen dhe angazhimit. Si kryetar i Komunës jam gjithmonë falënderues për punën dhe angazhimin që keni bërë ju si komunitet i biznesit të Ferizajt, që keni bërë të mundur që Ferizajt sot të jetë epiqendra e zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës”, ka thënë Aliu...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.