Paraditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me kryesuesen e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi pritën drejtuesit e organizatës Woman 4 Woman, qëllimi i së cilit ishte nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit për fuqizimin ekonomik e social si dhe përfshirjen në proceset vendimmarrëse të grave.
Ky memorandum që u nënshkrua sot, parasheh koordinimin institucional të veprimeve mes Komunës së Ferizajt dhe organizatës së lartcekur me qëllim që pozita e gruas në sferën ekonomike, sociale e vendimmarrëse të avancohet.
Drejtuesit e organizatës Woman 4 Woman thanë se Komuna e Ferizajt qëndron në një shkallë të konsiderueshme zhvillimi e përparimi në këtë fushe, ndonëse lypsen ende veprime për fuqizimin e mëtejmë të kësaj fushe. Kryetari Aliu tha se qeverisja e tij ka vullnetin e plotë e gjithë energjinë që këtë kauzë ta sensibilizojë edhe më tutje përmes veprimeve konkrete, ndonëse Ferizaj paraqet një model për mundësinë dhe fuqizimin e grave në pozita të rëndësishme vendimmarrëse.
-
Rreth 300 gra të punësuara në institucione publike në Ferizaj pjesë e vendimmarrjes
-
Nga 11 drejtori në Ferizaj, vetëm dy do të udhëhiqen nga gratë
-
Agim Aliu betohet si kryetar i Ferizajt: Nder i madh
-
Hoxhaj zyrtarizon kandidaturën e Agim Aliut për Ferizajn
-
Agim Aliu fton diasporën për investime në Ferizaj