Agim Aliu është betuar tw mwrkurwn si kryetar i Komunës së Ferizajt edhe për një mandat qeverisës.
Aliu ka thënë se është nder tw vazhdojw t’u shwrbejw qytetarwve.
“Sot, zyrtarisht, u betova në detyrën e kryetarit te Komunës së Ferizajt. Nder i madh, emocion i fuqishëm, përgjegjësi e lartë, për rrugën që bashkë kaluam e shtigjet e reja që bashkë do t'i hapim. Me homazhe tek Memoriali i Dëshmorëve të Kombit, nisi edhe rrugëtimi në mandatin e ri, përkujtim e përkulje për sakrificën, gjakun, që lindi lirinë”, ka shkruar ai nw Facebook.
Në zgjedhjet lokale 2021, Agim Aliu fitoi bindshëm në Komunën e Ferizajt . Ai qysh në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 17 tetor, fitoi 62,38 për qind të votave.
“Para Zotit, para ligjit, para jush bashkëqytetarë, do të vazhdoj të jem, ai që ju zgjodhët, me besimin e madh që më dhatë, me fitoren historike dhe madhështore, kryetar i të gjithë qytetarëve, me punë, ndershmëri, guxim qytetar, vizion të qartë, përtej partive e ideologjive politike, por me punë të përditshme për më të mirën, për Ferizajn e ferizajasit”, shtoi ai.