Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria dënon sulmin ndaj gazetarit Kajtazi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj gazetarit të Insiderit, Vehbi Kajtazi.

"Kemi marrë një njoftim për një sulm fizik të gazetarit Vehbi Kajtazi nga Insajderi. Kjo është e papranueshme dhe është e dënueshme prej qeverisë së vendit. Vërtet e dënojmë një akt të tillë të sulmit fizik, jo vetëm mbi Kajtazi, por mbi çdo gazetar. Si qeveri jemi zotuar për një bashkëpunim me media, për të qenë transparent dhe për ridhënë mundësi fjalës së lirë, dhe mendimit të lirë pikëpamjeve të secilit", tha ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast, por raportohet se si i dyshuar është arrestuar Faton Ramadani, vëlla i Burim dhe Arsim Ramadani, të cilët janë dënuar me nga 30 vjet burg në rastin “Kiçina”.