Qeveria e Kosovës ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa” për komunat Kamenicë dhe Viti, për muajin tetor 2024. Vendimi u mor në mbledhje elektronike që Qeveria e mbajti të premten në mëngjes.
Punëtorët e arsimit në Viti patën protestuar në fillim të muajit tetor para Qeverisë së Kosovës për shkak të mosprocedimit të pagave për shtator. Ministria e Financave pati fajësuar komunën se nuk ka siguruar me kohë buxhetin e nevojshëm.
E, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, pati kritikuar Ministrinë e Financave, duke kërkuar që të merren masa urgjente për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Ministria e Financave pati deklaruar se si pasojë e rasteve përmbarimore, disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave.
-
Vonesat në miratim të buxheteve komunale kthehen në “betejë” politike mes partive politike
-
Qeveria i ndan buxhet Komunës së Kamenicës për të promovuar sistemin arsimor
-
Mësimdhënësit e Vitisë nesër protestojnë për paga
-
Mësimdhënësve në Viti s’u dalin pagat, paralajmërohet bojkot i mësimit
-
MF: Vitia s’e siguroi buxhetin e nevojshëm, pagat u ekzekutuan vetëm për një pjesë të punonjësve