Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qerkezi i Lëvizjes për Drejtësi: Me LDK-në na bashkon besimi në Zot

LDK-ja ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me Lëvizjen për Drejtësi, kryetar i së cilës është Sylejman Qerkezi.

Kryeministri në largim Isa Mustafa ka thënë se ata do të garojnë bashkërisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Lëvizja për Drejtësi ka komunitetin e vet, i orientuar në pikëpamje parimore. Jam i bindur se do të kemi përkrahjen e qytetarëve në këto zgjedhje”, ka thënë Mustafa.

Në anën tjetër, Qerkezi ka thënë se janë dy pika që lidhin Lëvizjen për Drejtësi dhe LDK-në.

“Është besimi në Zot dhe familje. Pas kësaj marrëveshje besojmë thellë në llogaridhënie në emër të drejtësisë”, ka thënë ai.