Arbëri

Qeriqi: Veprimet e Speciales të padrejta dhe shqetësuese

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi, i ka quajtur veprime të padrejta të Gjykatës Speciale e cila që nga mëngjesi ka nisur bastisjen në shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Ai për KOHËN ka thënë se nuk janë të informuar nëse bastisja e shtëpisë së Krasniqit në Negroc ka filluar.

“Për neve këto janë të padrejta. Jemi të shqetësuar me këtë që po ndodhë. Nuk kemi informata që bastisja ka filluar. Anëtarët e tjerë të familjes janë brenda, i kanë izoluar dhe nuk po i lënë të dalin jashtë”, ka thënë ai.