Historiani kosovar, Besim Qeriqi, e cilësoi të jashtëzakonshëm kontributin e ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, në Marrëveshjen e arritur në Rambouillet në vitin 1999.
Ai në Interaktiv të KTV-së, deklaroi të enjten, se Albrighti kishte arritur nga bindte Departamentin amerikan dhe Senatin “se kauza shqiptare është më se e drejtë”.
“Pika kthesë është Reçaku. Në kapitullin e librin ku e trajton Kosovën, rrëfimin për Kosovën e nis me Reçakun, ku tregon se në një fshat të vogël ndodhë një krim. Nga ky moment kemi një aktivizim të jashtëzakonshëm. Albrighti është figura kryesore në Rambouillet. Politikën, strategjikisht, Albrighti e bën që të neutralizohet qëndrimi i diskutueshëm i Francës, ku propozon që konferenca të mbahet diku në Paris”, tha Qeriqi.
Ai theksoi se ish-Sekretarja amerikane kishte deklaruar atëbotë se nëse në Rambouillet nuk pajtohet asnjëra palë për marrëveshje, do të krijohej "një mishmash".
Albright vdiq të mërkurën (23 mars) në moshën 84-vjeçare.
Qeriqi: Nëse s’do të intervenonte NATO-ja, do të shtrohej pyetja “cili është funksioni i saj?”
Historiani kosovar, Besim Qeriqi, ka thënë se një nga arsyet që NATO-ja ka intervenuar më 1999 në Kosovë është shënimi i 50-vjetorit të kësaj organizate paqeruajtëse.
Edhe
Ambasada e SHBA-së në 3-vjetorin e vdekjes së Albrightit: Shpëtoi shumë jetë
I ftuar në Interaktiv të KTV-së të enjten, Qeriqi ka deklaruar se nëse NATO-ja nuk do të intervenonte në Kosovë atëkohë, do të shtrohej pyetja “cili është funksioni themeltar i organizatës?”.
Qeriqi ka shtuar se më 1999, diktatorit serb, Sllobodan Millosheviq, i ishte thënë se NATO-ja nuk do të ndërhyjë për shkak se ka probleme të brendshme midis vendeve anëtare të saj, si Italia dhe Gjermania.
“Një këshillë e keqe i është bërë Millosheviqit në atë kohë, i është thënë që NATO-ja nuk intervenon, ka probleme të brendshme, nuk mund të pajtohet Italia dhe Gjermania për intervenim, gjë që ka qenë e gabueshme”, ka thënë ai.