Sot është përuruar konvikti numër 8 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Me këtë rast drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka thënë se ndërtimi i këtij konvikti ka kushtuar 1.5 milionë euro dhe se është financuar nga MASHT-i, raporton KTV.
“Kapaciteti i tij është 155 dhoma me biblioteka, leximore, salla për rekreacion. Me shtimin e numrit të këtyre studentëve numri i studentëve në konvikte arrin në 4 mijë”, ka thënë ai.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se studentët e meritojnë të kenë kushte sa me te mira në mënyrë që ata vetëm të mësojnë.
“Ne do të kemi bashkëpunime tjera që edhe më tutje t’i përmirësojmë kushtet e studenteve por të kemi edhe konvikte të reja”, ka deklaruar Bytyqi.
{gallery}