Muhabetin nuk e shtron pa ardhur tekja e rakisë së dardhës në njërën prej tavolinave të kafenesë së djemve të tij. Nuk preferon të nisë me rrëfimet e hidhura të jetës. Prej natyre është qejfli. Kështu e njohin në familje dhe në shoqëri. Ku është ai, preferon të flitet më shumë për çaste të gëzuara në jetë.
“Jam optimist i madh në jetë”, thekson Qazim Maloku, 84 vjeç. “Pavarësisht sfidave të shumta në jetë, e dua jetën, e dua këngën, e dua vallëzimin, e dua natyrën, e dua të bukurën”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por me kalimin e kohës kalon nëpër kohë të ndryshme. Jeta nuk është treguar përherë e drejtë me të. Burri, lindur e rritur në Lisockë të Kamenicës, ka luftuar dy herë me vdekjen. Ishte në moshë të njomë.
Më hollësisht i ka shpalosur në librin e tij të tretë “Shtigjet e jetës”, botuar sivjet në qytetin e Gjilanit, ku edhe jeton.
“Në jetën time, si shumëkush, kam shumë kujtime të hidhura, por edhe ato çaste më kanë ngazëllyer për jetë të lumtur”, është fjalia e parë me të cilin nis libri i Malokut.
Shtigjet e vështira të jetës
Edhe Çka po zgjedhim të studiojmëMaloku, i cili gjithnjë mban në çantën e lëkurës hedhur krahaqafë një ekzemplar të librit të ri, është mirënjohës për sukseset e katër djemve të tij, që sot kanë një prej kafeneve më të frekuentuara në qytetin e Anamoravës./Rexhep Maloku
(Më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)