Prej afro një viti, laboratori i Qendrës Mjekësore numër 5 në lagjen “Fidanishte” ndodhet jashtë funksioni.
Vehat Draga, 24-vjeçar nga Katundi i Ri, i cili vuan nga diabeti, dy ditë më parë është dërguar me emergjencë në këtë qendër, porse aty nuk kanë pasur aparat për matjen e nivelit të glukozës, shkruan sot Koha Ditore.
“U dashtë të shkoj në barnatoren private përballë ambulancës që ta mati nivelin e glukozës dhe ta blej infuzionin”, tregon Draga për problemin më të cilin është përballur në atë ambulancë, në mungesë të punës së laboratorit.
Atij i vjen keq për stafin mjekësor që përballen çdo ditë me pacientë dhe nuk kanë mundësi t’i ofrojnë asnjë ndihmë, pa kushte dhe medikamente elementare. “Mjerim ku kemi ra. Një darkë zyrtare për një pushtetar komunal e qeveritar kushton minimum 15 euro, më të cilat mund të blihen 3 aparate për matjen e diabetit ose 30 infuzione për pacientë”, shpreh Draga shqetësimet e tij.\Ilir Osmanaj.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Në QKMF-në e Pejës mbyllet kabineti i Radiologjisë shkaku i mungesës së mjekëve
-
Mungesa e insulinës shqetëson diabetikët në Pejë
-
Mungesa e insulinës në Pejë përplas pacientët me stafin mjekësor
-
Pacientët e dializës në Pejë prej 5 muajsh pa injeksion të pasqyrës së gjakut
-
Pajisje mjekësore të falsifikuara, mes mallrave që u synua të kontrabandohen