Mungesa e dozave të mjaftueshme të insulinës nga lista esenciale, të dërguara nga Ministria e Shëndetësisë, ka shkaktuar të hënën në mesditë mllef dhe kërcënime nga disa pacientë ndaj stafit të barnatores në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Pejë, saqë është dashur të intervenonte edhe policia për t’i qetësuar gjakrat, shkruan sot “Koha Ditore”.
Një numër i madh i pacientëve kishin ardhur të marrin insulinën të hënën, por janë kthyer pa të. Disa prej tyre qëndronin në korridor dhe kërkonin insulinë dhe përgjegjësi nga drejtues të QKMF-së pse nuk ka insulinë.
“Kam ardhur shpeshherë me e marrë insulinën, por nuk po na japin. Qe 6 muaj një herë kam marrë. Fajin e ka Ministria, por edhe këta këtu në QKMF”, fajëson pacienti Halit Krasniqi nga fshati Kristovc, të gjithë që kanë lidhje me sigurimin dhe shpërndarjen e insulinës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)