Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qe 4 vjet financat e partive politike të paaudituara

Për të pestën herë Kuvendi i Kosovës ka dështuar të përzgjedhë auditorët për auditimin e financave të partive politike.

Kjo ka bërë vitin 2016 të bëhet viti i katërt që financat e partive politike nuk janë audituar, shkruan sot Koha Ditore.

Mungesa e auditimit është cilësuar si jotransparente dhe është kritikuar vazhdimisht nga anëtarë të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë. Gjithashtu kritika për mosauditim janë paraqitur vazhdimisht edhe në raportet e progresit.

Që nga viti 2013, kur kompetenca për përzgjedhjen e auditorëve për auditimin e partive politike ka kaluar tek Kuvendi, procedura tenderuese për përzgjedhjen e auditorëve ka dështuar 5 herë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm