Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të merr pjesë në votimin e sotëm në vazhdimin e seancës për konstituim të Kuvendit nëse qasja e Lëvizjes Vetëvendosje është e njëjtë.
Deputeti Rashit Qalaj, ka thënë para gazetarëve se marrin pjesë në cdo iniciativë për zhbllokimin e situatës, por jo duke vepruar kundër Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Kosovës.
“Nuk marrim pjesë në votim për shkak të një veprimi kundërkushtetues dhe kundër Rregullores së Kuvendit të Kosovës. Qasja e qeverisë për imponimin e një votimi të fshehtë është në kundërshtim edhe me qëndrimet që i kemi si deputetë dhe kjo është arsyeja pse nuk marrim pjesë. Jemi duke marrë pjesë në cdo iniciativë, si në takimin me presidenten, si në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kushdo që merr iniciativë do të jemi aty për debllokim, por jo duke bërë shkelje. Nëse qasja e Lëvizjes Vetëvendosje është e njëjtë, absolutisht nuk marrim pjesë në votim”, ka thënë ai.
Ndërsa deputeti tjetër i kësaj partie, Përparim Gruda, ka thënë se nuk ka asnjë ndryshim pozicioni.
S’ka konstituim as pas përpjekjes së 21-të
-
PDK-ja pret iniciativë nga LVV-ja: Jemi të hapur
-
Qalaj: S’ka votë për një njeri që nuk është dinjitoz për pozitën e kryeparlamentarit
-
PDK-ja lë letra në tavolinat e deputetëve të VV-së me kërkesën për konstituim të Kuvendit
-
PDK-ja mblidhet para Qeverisë, paralajmëron sërish letër për thirrjen e seancës konstituive
-
PDK: Do ta mbrojmë rendin kushtetues me çdo mjet