Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PZAP ka refuzuar 41 ankesa, për hetimin e 24 të tjerave i duhet hapja e 30 kutive

​Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur të pranojë për hetim 24 ankesa të kandidatëve për deputet të subjekteve politike për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kryeshefi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, tha për KosovaPress se nga 65 ankesa sa kanë pranuar gjithsej, 24 kanë vendosur t’i hetojnë, ku do hapen 30 kuti të votimit. 41 të tjera kanë vendosur që t’i refuzojnë si të pabazuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se pret që brenda ditës të përfundohet i gjithë procesi, pasi kanë angazhuar tri ekipe për ta kryer këtë hetim.

Sipas tij, të hënën pasdite do t’i bëjnë publike vendimet për të gjitha ankesat e pranuara.

Përndryshe, Me së shumti ankesa në PZAP kanë parashtruar kandidatët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, me gjithsejtë 22 ankesa, derisa, koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 19 ankesa.