Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar 16 ankesa që nga mbyllja e vendvotimeve deri në orën 19:00 të së hënës. Zyrtarë nga Paneli i kanë thënë KOHËS se për ankesat janë paraqitur individë, subjekte politike, kandidatë për deputetë dhe organizata.
PZAP-ja njofton se ankesat janë dorëzuar rreth thyerjes së heshtjes zgjedhore, bërjes së fushatës zgjedhore, dërgimit të mesazheve me sms dhe parregullsi në vendvotime, si votim i shumëfishtë dhe mospërputhje të rezultateve.
“Birni ka paraqitur 7 ankesa tri subjekte politike kanë paraqitur 6 ankesa, një komisionere e LDK-së ka paraqitur 1 ankesë, një kandidat për deputet i PDK-së ka paraqitur 1 ankesë, një qytetar ka paraqitur 1 ankesë”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.
“Afati për vendosjen e këtyre ankesave është 72 orë nga momenti i dorëzimit të ankesave në PZAP dhe me këto vendime do të njoftohen palët me kohë”, thuhet tutje.