Ish-ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusiq, ka deklaruar se Evropa duhet të ecë drejt krijimit të një aleance të re mbrojtëse, paralele me NATO-n, në një kohë kur roli i SHBA-së në sigurinë evropiane po bëhet gjithnjë e më i pasigurt.
Në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, Pusiq ka thënë se evropianët duhet të përgatiten për një skenar në të cilin SHBA-ja mund të tërhiqet nga angazhimet e saj tradicionale të sigurisë në Evropë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke komentuar një skenar hipotetik të ngritur nga Surroi, ku presidenti amerikan Donald Trump mund të deklarojë se baza ushtarake ‘Bondsteel’ në Kosovë “nuk i duhet më”, Pusiq u shpreh se në atë rast evropianët do të duhet të marrin përgjegjësinë për sigurinë e kontinentit.
Sipas saj, “koalicioni i të vullnetshmëve”, i krijuar fillimisht për mbështetjen e Ukrainës, mund të shndërrohet në bërthamën e një aleance të re evropiane të sigurisë.
“Është një bërthamë e një aleance të ardhshme sigurie që nuk do ta përfshijë SHBA-në, por do ta përfshijë Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë dhe potencialisht vende të tjera partnere”, deklaroi ajo.
Pusiq theksoi se Turqia është një fuqi e rëndësishme rajonale dhe se do të ishte pjesë kyçe e një strukture të tillë sigurie evropiane.
Ajo shtoi se lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe qasja e administratës Trump kanë rritur homogjenitetin politik brenda Evropës, duke afruar liderë të së djathtës dhe së majtës rreth çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë.