Vetëm një projektligj ka arritur të miratohet, të enjten, gjatë seancës plenare të Kuvendit. Të gjitha projektligjet e tjera kanë dështuar. Partitë në pushtet edhe gjatë sesionit pranveror po vazhdojnë të përballen me mungesë kuorumi. E opozita po vazhdon ta bojkotojë procesin e votimit, shkruan sot Koha Ditore.
Për pasojë, kanë mbetur pa u miratuar një mori projektligjesh, që nga viti i kaluar. Pa u përzgjedhur kanë mbetur edhe shumica e anëtarëve të bordeve të institucioneve publike, disa prej të cilëve as të enjten nuk i morën votat e mjaftueshme, duke i kthyer proceset në pikën “zero”.
Projektligji për njohjen e statusit të punëtorëve të arsimit për vitet ‘90 ishte i vetmi që arriti të merrte votat e mjaftueshme për miratim.
Ndërkaq, Projektligji për automjetet nxiti debat mes deputetëve të pozitës dhe opozitës. Iniciues i tij është deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
-
Kuvendi e mbylli sesionin vjeshtor me 41 projektligje të papërfunduara
-
Komisioni shqyrtoi Projektligjin për tekste mësimore, opozita thotë se u miratua pa kuorum
-
Në 16 seanca plenare e vazhduese deputetët miratuan gjithsej 15 ligje
-
Dështimit të vendimmarrjes në Kuvend i kontribuon edhe LVV-ja
-
Mungesa e pushtetit dhe bojkoti i opozitës lënë Kuvendin pa vendimmarrje