Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pushteti pa opozitën miraton disa nga pikat e papërfunduara në disa seanca plenare

Deputetët e pushtetit në seancën e jashtëzakonshme të thirrur të enjten, kanë miratuar disa nga pikat e papërfunduara në disa seanca plenare.

Deputetët e PDK-së të enjten e kanë lëshuar Kuvendin pasi që nuk është votuar mocioni i tyre për të futur në rend dite diskutimin lidhur me arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ndërsa deputetët e LDK-së dhe të AAK-së, në shenjë proteste për siç kanë thënë, faktin që Qeveria po do të ua marrë të hyrat vetjake komunave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vazhdimi i këtyre seancave plenare kishte dështuar të mbahej të mërkurën, në mungesë të kuorumit.

Në seancën e jashtëzakonshme deputetët e shumicës parlamentare kanë miratuar Raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021 dhe Raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021.

Kuvendi gjithashtu ka miratuar rekomandimet lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe rekomandimet për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike.

Në parim është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjekësinë ligjore.

Ndërkohë që nuk ka kaluar Raporti vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021.