Komisioni për Legjislacion, mandate, imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në mbledhjen e mbajtur të martën ka shqyrtuar dhe miratuar raportet e Komisioneve kryesore për Projektligjin për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe e ka proceduar për shqyrtim në seancë plenare.
Pro raporteve kanë votuar gjashtë deputetë të pushtetit, kurse deputetët e opozitës nuk kanë marr pjesë në votim.
Vërejtje për raportet ka adresuar anëtari i komisionit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)Driton Selmanaj, i cili ka thënë se në këto ato përmbajnë vlerësime abstrakte për byronë.
Megjithatë, vërejtje për këto raporte adresoi anëtari i komisionit, deputeti, Driton Selmanaj, i cili tha se aty ka vlerësime abstrakte për Byronë.
“Është ndoshta prej herëve të para kur shoh vlerësime abstrakte ose kuturu të komisioneve. Në Komisionin për buxhet thuhet se Projektligji për byronë përmban kosto shtesë buxhetore, por të përballueshme për buxhetin e Republikës së Kosovës. Çka është ky vlerësim kështu. Çka është e përballueshme për buxhetin e Kosovës dhe çka jo. Gjithmonë çdo projektligj që ka ardh këtu është përcaktuar qartë sa është kosto buxhetore e këtij projektligji, madje është nda për vitet vijuese në mënyrë që të dihet qartë pasi janë paratë e taksapaguesve. Te rekomandimi tjetër i Komisionit për integrime evropiane, thotë se Projektligji për byronë nuk është në kundërshtim me legjislacionin e BE-së. Ky është një vlerësim shumë i përgjithshëm, a ka rregullore ose direktiva të BE-së që e rregullojnë këtë çështje. Mendoj që nuk ka, por në të kaluarën ka ndodh se kjo çështje nuk është e rregulluar me direktiva të BE-së dhe ne mund të ecim tutje”, tha ai.
Këto vërejtje i mirëpriti kryetari i komisionit për legjislacion, Adnan Rrustemi, i cili tha se Komisioni për Buxhet dhe Komisioni për Integrime Evropiane është dashur të elaborojnë dhe arsyetojnë më shumë në vlerësimet e tyre për Projektligjin për Byronë.
Edhe
Projektligji për Byronë shkon për votim në Kuvend pa votën e opozitës
“Janë ndërtuar si shabllone këto vlerësimet le të themi preventive minimale të komisioneve të përhershme. Le të themi si komisioni për buxhet, integrime evropiane, por edhe ai për legjislacion kur e ka rolin e komisionit të përhershëm të vlerësimit të përputhshmërisë së projektligjeve me Kushtetutën dhe ligjet. Esencialisht nuk po arrijmë të lëshohemi në thelb të çështjeve që kemi përgjegjësi, deri diku është e kuptueshme. Por kjo nuk t’i dërgojë nga ekstremi në ekstremin tjetër, nëse nuk është e mundur të bëhet vlerësim sa më substancial, kjo nuk do të thotë që të kemi vlerësim sipërfaqësor...Komisioni për buxhet në rastin konkret do të ishte me rendësi me na konstatu që buxheti a është planifikuar këtë vit për këtë agjenci, për byronë. Pasi në fakt është planifikuar se buxheti është miratuar në fund të vitit të kaluar. Edhe komisioni për integrime evropiane ka pasur mundësinë me elaboru, por po kufizohen në minimumin e vlerësimit”, theksoi ai.
Komisioni në mbledhjen e së martës ka miratuar në parim edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjekësinë ligjore. / ksp
-
Komisioni për Buxhet s’e nxjerr në votim Projektligjin për Byronë, shkaku i vlerësimit “i vjetruar”
-
Opozita kërkon rishkrimin e Projektligjit për Byron Shtetërore
-
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, në rend dite ndryshimi i Buxhetit dhe Byroja
-
Sot shqyrtohet marrëveshja për Bordin e Paqes, opozita refuzon futjen në rend dite të Projektligjit për Byronë