Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje të Ferizajt kanë kritikuar Ekzekutivin komunal për mospublikim të planit vjetor të punës, gjithashtu gjatë kësaj periudhe të qeverisjes qeverisja e Agim Aliut, nuk e ka nisur ndonjë projekt madhor në të mirë të qytetarëve.
Sipas opozitës, Komuna ka dështuar që në fillim të mandatit me arsyetimin se prej 5 muajsh me radhë është marrë vetëm me ankesa pa arsye duke i numëruar borxhet e trashëguara nga ish-qeverisja e kaluar, ndaj në këtë mënyrë po mundohej t’i mbulonte ngecjet e veta në qeverisje, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas opozitës, Komuna është dashur t’i vazhdojë projektet e ish-qeverisjes së kaluar për të mos pasur telashe me buxhetin dhe njëkohësisht është dashur ta publikonte planin vjetor të punës për vitin 2018.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Ekzekutivi i Ferizajt akuzohet për mungesë transparence
-
Opozita dhe shoqëria civile e cilësojnë të dështuar qeverisjen e 2018-s në Ferizaj
-
Pas 6 vjetësh shfuqizohet pëlqimi i lëshuar nga Ministria e Mjedisit për Planin Zhvillimor të Ferizajt
-
Ferizaj ngec në përgatitjen e dokumentit të hartave zonale
-
Opozita akuzon qeverisjen në Ferizaj për keqmenaxhim të parasë publike e për terr informativ