Subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Ferizaj, kanë akuzuar ekzekutivin e Komunës për mungesë të transparencës me arsyetim se kryetari i saj, Agim Aliu, po keqmenaxhon me paranë publike, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas tyre, ai ka punësuar mbi 500 militantë partiakë me kontratë mbi vepër.
Këshilltarët e Kuvendit Komunal, të premten, kanë debatuar mjaft gjatë rreth një draftplani të veprimit, i cili ka për qëllim rritjen e transparencës komunale për katër vjetët e ardhshëm.
Ky dokument është miratuar me shumicë të votave, por është kundërshtuar nga opozita me arsyetim se ekzekutivi i kësaj komune gjatë kësaj periudhe të qeverisjes ka dështuar në rritjen e transparencës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Opozita në Ferizaj akuzon Aliun se po shfrytëzon punëtorët për fushatë zgjedhore
-
Opozita e Ferizajt akuzon ekzekutivin për keqmenaxhim të parasë publike
-
Pushteti lokal prej 5 muajsh pa asnjë projekt madhor në Ferizaj
-
Kryetarë të komunave nga partitë opozitare kritikojnë Qeverinë
-
Aliu sërish kryetar i Asociacionit të Komunave, VV-ja e Krasniqi thonë se pati parregullsi