Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pushojnë hetimet ndaj zyrtarit të kabinetit të kryetarit të Pejës

Njëri prej dy zyrtarëve të dyshuar të Komunës së Pejës për falsifikim të një dokumenti zyrtar është liruar nga hetimet e prokurorisë.

Zyrtari në kabinetin e kryetarit të Pejës, K.S., të hënën është parë në zyrën e vet që i është kthyer punës, i cili ishte pezulluar nga puna në muajin dhjetor, pasi kishin nisur hetimet nga Prokuroria Themelore e Pejës, ndaj tij dhe ndaj zyrtarit ligjor në Drejtorinë për Çështje Pronësore-Juridike, B. Sh., i cili gjithashtu është i pezulluar nga puna në muaji dhjetor.

Hetimet kanë nisur me dyshime për falsifikim të një dokumenti zyrtar, që mban vulën e zyrës së kryetarit dhe nënshkrimin e tij. Hetimet nga prokuroria janë duke u zhvilluar edhe ndaj E.D. pronar i një kompanie nga Peja, për tërheqjen e automjeteve.

Prokuroria Themelore e Pejës ka konfirmuar të hënën për KD-në se hetimet ndaj K.S. kanë pushuar.

“Hetimet ndaj K.S kanë pushuar për shkak se nuk janë gjetur prova të mjaftueshme se i njëjti kishte për ta kryer veprën penale për të cilën janë filluar hetimet. Gjersa për dy të pandehurit e tjerë hetimet janë duke u zhvilluar”, tregoi për KD-në Ersan Qavolli, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)