Anëtarët e mjekësisë emergjente që e trajtuan 59-vjeçarin nga Prishtina, që sot vdiq si pasojë e koronavirusit, janë futur në vetizolim me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Bujar Gashi, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur se 13 punonjës shëndetësorë nga dje janë futur në vetizolim, pasi kishin kontakte me 59-vjeçarin.
“59-vjeçari është kontrolluar në mbrëmjen e 4 prillit, pastaj të nesërmen me rekomandim edhe te IKSHPK-së, është vendosur që 13 punonjësit shëndetësorë të mjekësisë urgjente të shkojnë në vetizloim për të parandaluar mundësinë e përhapjes së infektimit”, ka thënë Gashi për KOHËN.
Sot në Klinikën Infektive të QKUK-së, pos 59-vjeçarit nga Prishtina, ka vdekur edhe një 70-vjeçare nga Korisha e Prizrenit, po si pasojë e koronavirusit.
Deri më tash, në Kosovë kanë vdekur tre persona nga Covid-19, ndërkohë të infektuar janë 145.
-
Dy të vdekurit nga COVID-19 sot kishin sëmundje shoqëruese, ishin në gjendje të rëndë
-
Dy persona vdesin si pasojë e koronavirusit në Kosovë
-
Një i vdekur e tri raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
-
Një i vdekur e 13 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
-
14 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit