Punonjësit e administratës publike do të protestojnë në sheshin “Skënderbe” të premten.
Lajmi është bërë i ditur nga Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK).
Sipas SPAK, në mbledhjen e mbajtur më 19 nëntor është vlerësuar gjendja e nëpunësve civil në mbarë Administratën Publike të Kosovës si dhe injorimi nga ana e Qeverisë së Kosovës për realizimin e kërkesave thelbësore, si: Ligji i Pagave, buxhetimi i mjeteve për implementimin e Ligjit të Pagave në Ligjin për Buxhet për vitin 2022, Marrëveshja e përgjithshme kolektive, sigurimi shëndetësor, njohja e përvojës së punës të gjithë zyrtarëve publikë të dëbuar padrejtësisht dhe me dhunë nga puna gjatë viteve 90-ta.
Kjo ka shtyrë SPAK-un që të protestojë.

-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me protestë dhe me festë në Kosovë
-
“Jemi lodhë, Parlament, Qeveri, të kujt jeni?”: Protestojnë punëtorët e sektorit privat
-
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro
-
Pakënaqësi për pagën e 13-të, punonjësit e ndërmarrjeve publike paralajmërojnë protesta e greva