Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punimeve në platonë e Kurrizit në “Dardani” nuk po u shihet fundi

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme te platoja e Kurrizit në lagjen “Dardania”, të kryeqytetit.

Uji ka depërtuar në disa nga lokalet nën Kurriz, raporton KTV.

Pronarët e punëtorët e disa bizneseve ankohen se ballafaqohen me të njëjtën situatë sa herë bie shi.

Punimet për rregullimin e platosë patën filluar në vitin 2015.

Zyrtarët komunalë nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje gjatë ditës se kur këtyre punimeve do t’u vijë fundi. As herën e fundit kur raportoi televizioni, në muajin mars Komuna e Prishtinës nuk pati dhënë ndonjë datë për përfundim të punimeve.

Ndërsa, vonesat e tyre i kishin arsyetuar me punët shtesë.