Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

7 vjet punime të papërfunduara në platenë e “Kurrizit”

Me çadër mbi kokë kalojnë edhe gjatë kohës që janë nën strehë.

Qytetarët që frekuentojnë pjesën e nën “Kurrizit” këtë gjë e bëjnë pasi çatia pikon pothuajse nga fillimi deri në mbarim.

Megjithëse pjesa e xhamit është rinovuar viteve të fundit, për pronarët e lokaleve dhe për qytetarët nuk është gjetur një zgjidhje.

Naim Sadiku, i cili është edhe pronar i një dyqani të këpucëve, thotë se përkundër rinovimit gjendja e kësaj pjesë nuk është përmirësuar fare.

Të njëjtin mendim e kanë edhe qytetarët. Sipas tyre, në përgjithësi punimet në Prishtinë po bëhen shkel e shko.

Edhe 6 ditë pas përurimit, tuneli i Kurrizit i mbyllur shkaku i punimeve të papërfunduara Arbëri 6 ditë pas përurimit, tuneli i Kurrizit i mbyllur shkaku i punimeve të papërfunduara

Ndërtimi i platesë së Kurrizit kanë nisur në vitin 2015, duke e karakterizuar me vonesa e ndërprerje të punimeve herë pas here.

Edhe pas 6 vjetëve, jo të gjitha punët e parapara kanë përfunduar.

Nga kompania përgjegjëse e këtyre punimeve “Rexha Group” thonë se kanë probleme me banorët dhe i është lënë Komunës së Prishtinës që t’i zgjidhë ato.

“Ende nuk janë kryer punimet. Punimet është dashur të vazhdojnë edhe te një pjesë e parkut, por është ndalur, sepse nuk po na lejojnë banorët. Derisa komuna të zgjidhë problemin, ato nuk do vazhdojnë”, thuhet nga “Rexha Group”.

Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës thotë se kanë kërkuar tërheqjen e sigurimit të garancionit të ekzekutimit të punimeve të kontratës në fjalë.

Sipas tyre, pjesa tjetër e punimeve që nuk ka përfunduar do të trajtohet me procedurë shtesë të prokurimit.

Edhe Banorët ankohen për zvarritje punimesh në qendër të Prishtinës Arbëri Banorët ankohen për zvarritje punimesh në qendër të Prishtinës

“Ndërtimi i Bulevardit mbi platenë e kurrizit është ndërprerë dhe nga zyra e prokurimit si autoritet kontraktues, kemi kërkuar tërheqjen e sigurimit të garancionit të ekzekutimit të punimeve të kontratës në fjalë. Pjesa tjetër e punimeve, të cilat nuk janë përfunduar e që parashihen në projektin e rivitalizimit të platesë së kurrizit, do të trajtohen me procedurë shtesë të prokurimit”, thuhet nga Komuna e Prishtinës.

Fontana, ashensorët, ndriçimi publik janë disa nga punët që kanë mbetur pa përfunduar nga ky projekt.