Punimet për rregullimin e platosë mbi “Kurriz”, të lagjes “Dardania” në Prishtinë, ende po vazhdojnë, ndonëse Komuna e Prishtinës pati paralajmëruar se ato do të përfundonin në muajin qershor, shkruan sot Koha Ditore.
Gati pesëdhjetë ditë pas periudhës, të cilën Komuna e Prishtinës e pati dhënë si afat zyrtar për përfundimin e këtij projekti, ai po vazhdon dhe tashmë nuk ka një datë se kur pritet që ai të përfundojë.
Ky projekt, i cili i ka kushtuar Komunës së Prishtinës afro një milion euro, ka nisur para 2 vjetësh e gjysmë edhe pse nuk bëhet fjalë për ndonjë hapësirë shumë të madhe të shtrirjes së projektit. (Më shumë lexoni sot në Koha Ditore).
Artikuj të ngjashëm
-
Banorët e Kurrizit në kryeqytet ankohen, Komuna paralajmëron përfundimin e punimeve
-
Banorët e Kurrizit në kryeqytet ankohen, Komuna paralajmëron përfundimin e punimeve
-
“Kurrizi” në Prishtinë ende i papërfunduar
-
Projekti i papërfunduar i platesë së “Kurrizit" në Prishtinë në “sitë” të komisionit
-
Punimet në “Kurriz”, peng i vlerësimit të punimeve të deritashme