Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, me bashkëpunëtorë të premten ka zhvilluar një takim me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, dhe me stafin e tij për të shqyrtuar procedurat dhe planin e punës në projektin “One Stop Shop” (Qendrës së Integruar me një Ndalesë), shkruan sot Koha Ditore.
Të dyja palët janë pajtuar që punimet në këtë projekt të nisin nga fundi i gushtit, pas përfundimit të fluksit të vizitave të mërgimtarëve. Plani i këtyre dy institucioneve është që punimet të përfundojnë deri në fund të vitit dhe viti 2020 ta gjejë Komunën e Prizrenit me ambient të reformuar.
Kryetari Haskuka përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se “me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yağcılar, dhe me stafin e tij është mbajtur një takim konsultativ lidhur me projektin ‘One Stop Shop’, qendra e vetme e shërbimeve për qytetarë, një prej projekteve kryesore për rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike në komunën tonë”.
(Më shumë lexoni sot Koha Ditore)
-
Prizreni bëhet komuna e parë me “One Stop Shop”
-
Prizreni me model të ri për shërbime cilësore administrative
-
Drejtuesit e Prizrenit thonë se janë afër përmbylljes së procesit për Hartën Zonale 2021-2029
-
Projekti me të cilin po mburret Komuna e Prizrenit
-
Haskuka: Shtëpia e komunitetit në Prizren fillon punën nga sot