Një punonjës i laboratorit të QKMF-së në Ferizaj është pezulluar nga puna me dyshimet për marrje të ryshfetit.
Drejtori Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha në ambientet e Barnatores së re qendrore të QKMF-së, prezantoi disa nga rezultatet e punës së kësaj drejtorie si dhe bëri të ditur se A.S. punëtor i laboratorit të QKMF-së është pezulluar nga puna.
Drejtori Berisha inkurajoi qytetarët ferizajas që të denoncojnë rastet e tilla të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga ana e stafit shëndetësor, duke shtuar se qeverisja e kryetarit Agim Aliu është e vendosur në luftimin e kësaj dukurie kudo në organet komunale.
Nga zyra për informim e komunës njoftohet se me iniciativën e Aliut janë shënuar edhe disa të arritura të tjera në fushën e shëndetësisë siç është vendosja e kamerave në Emergjencën Primare, proces që do të shtrihet në të gjitha institucionet shëndetësore në Ferizaj si dhe zhvendosjen e Barnatores Qendrore në objekt të ri, ku plotësohen kushtet e ruajtjes së produkteve farmaceutike sipas standardeve më të larta, ndryshe nga hapësira e deritanishme e cila nuk përmbushte as për së afërmi kushtet e ruajtjes së produkteve farmaceutike.
-
Ndalohet një mjek në QKUK, dyshohet se mori ryshfet
-
Arrestohet sekretari i një shkolle në Ferizaj, dyshohet se mori ryshfet duke premtuar diplomë
-
Pezullohet zyrtari i SHKK-së, dyshohet se pranoi ryshfet
-
Ndalohet ish-zyrtari i Spitalit të Ferizajt për keqpërdorim të pozitës
-
Arrestohen 8 zyrtarë e 4 qytetarë të Ferizajt për marrje e dhënie të ryshfetit