Afro tetëdhjetë punëtorë të ndërmarrjes “Tregu”, shitës në Tregun e Gjelbër, kanë protestuar të enjten për rreth një orë, para objektit të Komunës së Prishtinës duke kërkuar kthimin e saj nën menaxhimin e Komunës.
Zeqir Hyseni, përfaqësues i protestuesve ka deklaruar për “Kohën Ditore”, se afro 300 familjeve të Prishtinës iu varet jetesa nga puna që ata bëjnë në këtë treg, ndonëse ata punojnë në kushte të rënda, me qira të shtrenjtë dhe pa infrastrukturë të nevojshme për shkak se mungojnë investimet nga Komuna.
Hyseni ka theksuar se drejtues të Komunës kanë dështuar t’i mbajnë premtimet e dhëna gjatë vizitave të shpeshta që ua bënin në kohën e fushatës zgjedhore....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Fotogaleri nga protesta e transportuesve privatë para Komunës e Qeverisë (Foto:KOHA)
-
Çeku: Intervenimi te Tregu i Gjelbër të fillojë menjëherë, ka përfunduar në gjendje të tmerrshme
-
Fermerët e qumështit me traktorë e cisterna protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë
-
Komuna e Prishtinës bindet se s’ka treg pa leje midis monumenteve
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë