Punëtorë të kompanisë “Trafiku Urban”, të martën ia kanë bllokuar hyrjen Nexhmedin Ukës, i zgjedhur drejtor ekzekutiv nëpërmjet konkursit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo ka bërë që për një orë të ndalohej edhe qarkullimi i linjave të autobusëve të “Trafikut Urban”, nëpër qytet.
Sindikata e punëtorëve të Ndërmarrjes i ka dalë në krah të drejtorit të deritashëm, Halil Mustafa, i cili po ashtu e ka edhe përkrahjen e qeverisë komunale.
Mustafa është shkarkuar nga ky post, disa muaj më parë, nga Bordi. Por, këtë vendim nuk e ka njohur asnjëherë qeveria komunale, ashtu siç nuk i ka njohur as Bordin, dhe as Komisionin e aksionarëve, i cili e ka zgjedhur këtë Bord... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Akuza për zgjedhje të paligjshme të Bordit të Drejtorëve në “Trafikun Urban”
-
Privatët paralajmërojnë masa tjera kundër “Trafikut Urban”
-
Zgjidhen 4 anëtarët e bordit të drejtorëve të “Trafikut Urban”
-
Shkarkohet Bordi i ndërmarrjes “Trafiku Urban”
-
Aksionarët kërkojnë zgjidhjen për problemet në “Trafikun Urban” të kryeqytetit