Nexhmi Uka ka provuar që dy herë për të shkuar në vendin e punës, si drejtor ekzekutiv i ndërmarrjes “Trafiku Urban”, por në të dyja rastet ai ka dyshuar të hyjë në zyrën e tij, për shkak së punëtorët e kanë penguar.
Megjithatë, Uka është i vetmi person i autorizuar për të pasur qasje në xhirollogarinë bankare të kësaj ndërmarrjeje, dhe për këtë ka edhe kontratë të nënshkruar me Bordin, i cili e ka emëruar. Komisioni i aksionarëve ka mbajtur takim të martën, teksa zyrtarë të tij kanë bërë të ditur se janë në kërkim të zgjidhjes për të tejkaluar problemet e krijuara, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurse Uka ka potencuar se do të tentojë sërish të hyjë në vendin e punës, me shpresë se pas kompletimit të Komisionit të aksionarëve në përbërje, gjërat do të vendosen në vendin e vet.
Ai ka thënë se varet se si do ët zhvillohen ngjarjet ditëve në vijim, por ai gjithsesi që nuk do të heqë dorë nga vendi i tij i punës.
Ai ka thënë se është zgjedhur në mënyrë të ligjshme, ka nënshkruar kontratë pune, prandaj duhet të jetë në vendin e tij të punës.
“Unë jam i autorizuar për të përdorur edhe xhirollogarinë bankare. Jam zgjedhur nga Bordi me vendim, dhe kam kontratë punë dhe të drejtë nënshkrimi për vendimet e Ndërmarrjes”, ka thënë Uka.
Ai ka thënë se këto autorizime kanë hyrë në fuqi që prej datës 14 prill, kur e ka nënshkruar kontratën e punës, si drejtor i “Trafikut Urban”.
Uka ka thënë se beson që Komisioni i aksionarëve dhe Bordi do të merren vesh mes tyre rreth postit të drejtorit dhe do të lihen anash inatet dhe teket për të mirën e Ndërmarrjes... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.