Punëtorët e kompanisë “Prishtina Parking” po kërkojnë rritje page dhe shujtë të ushqimit. Ata protestuan të martën para objektit të kësaj ndërmarrjeje, duke u shprehur se iu është shtuar puna dhe zgjatur orari i punës, por nuk u është rritur paga.
Valon Sojeva ka shoqata Sindikata e Punëtorëve të “Prishtina Parking” ka deklaruar se paga bruto e një kontrolleri është 550 euro.
“Kjo protestë është e para që po mbahet. Është thirrur për rritje page dhe shujtë 5 euro për shkak të inflacionit e rritjes së orarit të punës. E kemi pasur 6 orë, e tash është 8. Paga bruto e një kontrolleri është 550 euro bruto, e neto rreth 470 euro. Ne kemi filluar punën si kontroller fillimisht dhe kompania jonë e ka pasur një kompani të nënkontraktuar. Kontrata e tyre, sipas informacioneve, sepse ne nuk kemi qasje, kemi shkëputje totale mes menaxhmentit dhe punëtorëve, ajo kontratë ka qenë 350.000 euro, por është shkëputur. Neve na është ngarkuar puna me rroga të njëjta”, është shprehur Sojeva.
Sipas tij, atyre u është dorëzuar edhe arka “që i bie se kjo është puna e tretë”.
“Kemi kërkuar vetura me katër ulëse që Policia të jetë me neve. Policët mungojnë, neve mund të na ndodh diçka. Kërkojmë rritje page”, ka shtuar Sojeva.
VIDEO: