Punëtorët e Postës bëjnë të ditur se nesër në sheshin “Skënderbeu” do të protestojnë duke kërkuar të drejtat e tyre.
Protesta mbahet me qëllim të realizimit të kërkesave të punëtorëve të Postës, të cilat janë:
Qeveria e Kosovës të kryej urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar;
Qeveria t’i mundësoj Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës);
Realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës.
Punëtorët e Postës tash e tri ditë janë në grevë të përgjithshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parkingut”, kërkojnë kushte më të mira të punës
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 12 dhjetor, kërkojnë rritjen e pagës dhe pagën e 13-të
-
Punëtorë të KOSTT-it kërkojnë rritje pagash, në të kundërtën paralajmërojnë greva
-
Protestojnë punëtorët e KOSTT-it, kërkojnë rritje të pagave