Pas tri ditë të grevës së përgjithshme, punëtorët e ndërmarrjes publike Posta e Kosovës do të mbajnë sot protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, protesta është organizuar nga Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës së Kosovës dhe fillon në ora 11:00.
Protesta mbahet me qëllim të realizimit të kërkesave të punëtorëve të Postës, siç janë Qeveria e Kosovës të kryej urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar, Qeveria t’i mundësojë Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës, realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës.
-
Protestojnë punëtorët e KOSTT-it, kërkojnë rritje të pagave
-
Arrihet marrëveshja, punëtorët e sigurimit në UP pritet t’i kthehen punës
-
Sot nis votimi me postë për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Policia arreston 4 protestues në protestën e 1 Majit në Prishtinë