Kryesia e Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Postës së Kosovës ka kërkuar nga Bordi i Postës dhe Qeveria që të shtohen përpjekje për përmirësimin e gjendjes financiare të Postës.
Ky reagim ka ardhur për shkak të mos ekzekutimit të pagave me pesë ditë vonesë.
Në një njoftim, Sindikata e Punëtorëve të Postës ka paralajmëruar hapa sindikalë nëse nuk bëhet ekzekutimi i pagave deri në javën e ardhshme.
“Në emër të Punëtorëve të Postës së Kosovës kërkojmë përkrahje maksimale në fuqizimin e PK, si një e drejtë e garantuar me ligj për operatorin publik dhe përmes zbatimit të kontratave të shërbimeve postare, e cila ngrit kredibilitetin e shtetit të Kosovës si ndërmarrje publike. Ne kërkojmë përkrahje për punë, që përmes saj të arrijmë edhe të kemi mirëqenien tonë si çdo punëtor dhe ndërmarrje tjetër publike”, thuhet në komunikatë, transmeton KP.
Kryesia e Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Postës së Kosovës pret nga Qeveria, Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës të reflektojnë dhe të rrisin angazhimet përmes të cilave edhe punëtorët e PK t’i kenë pagat e siguruara në afat kontraktual.
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash
-
Punëtorët e RTK-së mbajnë grevë njëorëshe për mungesën e pagave
-
Sindikata e RTK-së i drejtohet Kurtit me letër, i kërkon ndërhyrje urgjente për pagat
-
Punëtorët e RTK-së paralajmërojnë grevë nëse s’u ekzekutohen pagat
-
Punëtorët teknikë të sektorit privat protestojnë, kërkojnë rritje pagash