Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BSPK-ja përkrah protestën e punëtorëve të postës

Një delegacion i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në përbërje me kryetarin, Avni Ajdini, nënkryetaren Leonora Lokaj dhe anëtarin e kryesisë ekzekutive Ymer Ymeri, sot vizituan Sindikatën e Punëtorëve të Postës dhe punëtoret e këtij dikasteri, të cilët kanë hyrë në grevë dit më parë, për t’u njohur me gjerësisht për situatën e krijuar dhe pakënaqësitë e punëtorëve.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim përfaqësuesit e BSPK-së u priten nga kryetari i kësaj sindikate, Etrit Hoti me kryesinë dhe kryetarët e degëve.

Kryetari i kësaj sindikate, Hoti theksoj se veprimet sindikale nuk do të ndalen derisa t’i realizojnë kërkesat e tyre si në vijim:

1. Realizmi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës;

2. Garantimi me shkrim nga menxhmenti, Bordi dhe Qeveria e Kosovës që ekzekutimi i pagave në muajit e ardhshëm të bëhet brenda afatit ligjor;

3. Qeveria e Kosovës të kryej urgjentisht obligimet ligjore ndaj postës-rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar dhe e njëjta t’i mundësoj postës të marr shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës.

Edhe Punëtorë të KOSTT-it kërkojnë rritje pagash, në të kundërtën paralajmërojnë greva LAJMET E MBRËMJES 11 muaj më parë Punëtorë të KOSTT-it kërkojnë rritje pagash, në të kundërtën paralajmërojnë greva

Andaj, BSPK-ja shprehi edhe njëherë përkrahjen për veprimet e ndërmarra sindikale nga Sindikata e Punëtoreve të Postës, si dhe për protestën e paralajmëruar të mbahet nesër, më 13.09.2018, para Qeverisë duke filluar nga ora 11:00.

Këto veprime sindikale kjo sindikatë i ndërmerr për t’i shfaqur pakënaqësitë e punëtorëve ndaj shkeljeve të së drejtës elementare të punës-të drejtës për pagë të dinjitetshme dhe të rregullt si dhe kërkesave tjera sindikale që lidhen me të drejtat e punëtorëve.