Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e Postës ankohen për mospagesat e pagave dhe konkursin për punëtorë të rinj

Punëtorët e Postës së Kosovës përmes një letre drejtuar bordit të përkohshëm të drejtorëve dhe Kryeshefit Ekzekutiv janë ankuar për mospagesat e pagave dhe hapjen e konkursit për punëtorë të rinj.

Në letrën e “Postierit” theksohet se emërimi i bordit të ri është pritur me entuziazëm nga punëtorët e ndërmarrjes, “por deri më tani nuk ndodhi ndonjë gjë e mirë e cila vlen të përmendet, përkundrazi”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pa ndonjë analizë të mirëfilltë apo ndonjë projekt konkret, BiD, mori vendim (joligjor) që të bëjë zbritjen (‘nivelizimin’) e pagave për një pjesë të punëtorëve (gradat 8-17), duke shkaktuar kështu pakënaqësi të shumta. Për të mos u ndalur me kaq, Posta e Kosovës, deri më sot kur po shkruajmë këtë letër, 22.01.2021, akoma nuk ka realizuar pagat për një pjesë të madhe të punëtorëve (gradat 6-17), ndërsa në të njëjtën kohë, Posta e Kosovës ka hapur konkurs publik për punësimin e 35 punëtorëve të rinj (na duhen akoma konsulta, nëse ligjërisht ka të drejtë Bordi i Përkohshëm dhe ud.KE të marrin vendim të tillë dhe nëse Kryeministri, ka anuluar vendimin e tij të mëparshëm për moshapje të konkurseve në ndërmarrjet publike)”, thuhet në reagim të “Postierit”.

Kjo sindikatë ka thënë se s’është kundër punësimeve të reja, por “frikësohet se në mungesë të projekteve të reja, do të keqësojë edhe më shumë situatën aktuale financiare të ndërmarrjes”.

Sipas saj, konkursi në kohë parafushate mund të interpretohet edhe si punësime politike.

Për gjendjen jo të mirë financiare në Postë, të enjten u ankua edhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi.