Sindikata e punëtorëve të KEK-ut ka njoftuar se sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar heqjen e kësaj kompanie nga ligji për pagat.
“Të nderuar anëtarë të SRKEK-ut, punëmarrës të KEK-ut, sot Kryesia ekzekutive e Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës ka marrë vendim që të protestojmë me gjithë punëtorët e KEK-ut, para Qeverisë së Republikës së Kosovës më 14.02.2019 duke filluar nga ora 11:00. Arsyeja e protestës është që të kërkojmë të tërhiqet KEK-un nga Ligji për paga, duke pasur parasysh se punëtorët e KEK-ut marrin paga nga djersa e tyre, nga buxheti që buron nga prodhimi i energjisë elektrike, e jo nga buxheti i shtetit”, thuhet në këtë njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Punëtorë të KEK-ut kërkojnë ngritje rrogash dhe pagë të 13-të
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 12 dhjetor, kërkojnë rritjen e pagës dhe pagën e 13-të
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Pakënaqësi për pagën e 13-të, punonjësit e ndërmarrjeve publike paralajmërojnë protesta e greva