Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës po vazhdojnë ta kundërshtojnë Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, që hyn në fuqi në dhjetor të këtij viti, e me të cilin parashihet ulje e pagave të tyre.
Ata kërkojnë largimin e tyre nga ky ligj, duke thënë se nuk mund të trajtohen njësoj si shërbyesit civilë.
Nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre, punëtorët edhe Sindikata e Re e KEK-ut kërcënojnë se do ta lënë vendin në terr, raporton KTV.
Në mbështetje, punëtorëve u ka dalë edhe menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje publike, që thotë se punëtorët kryejnë punë të madhe e të vështirë dhe meritojnë paga të dinjitetshme.
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi, shpreson se institucionet do të marrin hapa konkretë për ndryshimin e ligjit ose, në të kundërtën, thotë se do t’u bashkohet punëtorëve deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Edhe
Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta e greva
Sindikata e Re e KEK-ut tashmë ka deponuar ankesë tek institucioni Avokati i Popullit, i cili është duke e shqyrtuar atë para se ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Ligji për Pagat në Sektorin Publik është miratuar në shkurt të këtij viti, e që atëherë ky ligj është kundërshtuar nga punëtorët e KEK-ut.
-
Sindikatat e Telekomit dhe KEK-ut paralajmëruan grevë, nëse fillon zbatimi i Ligjit për Paga
-
Jo të gjithë të kënaqur me Ligjin e ri për paga në sektorin publik
-
KEK paralajmëron ndërprerje të energjisë, nëse hyn në fuqi Ligji për pagat
-
Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë të hiqen nga Ligji i Pagave