Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punët në Spitalin Pediatrik-Kirurgjik në Prishtinë afër finales

Prishtinë, 17 dhjetor - Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, kanë parë nga afër punimet në Spitalin Pediatrik-Kirurgjik, njoftoi Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media.

Ai gjatë kësaj vizite është njoftuar me ritmin e punëve, të cilat tashmë kanë hyrë në fazën finale.

Ministri Ismaili ka thënë se ky projekt ka një rëndësie të veçantë dhe se brenda pak muajve do jetë i gatshëm për të përmbushur nevojat spitalore të fëmijëve.

“Po e shoh që ky projekt po shkon drejt fazës finale. Kjo do të thotë që së shpejti do të kemi një spital modern, që do t’i integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore për fëmijë”, ka thënë ai.

Drejtoi i ShSKUK, Basri Sejdiu, tha se ky spital do jetë një institucion me një infrastrukturë shumë moderne.

Edhe Spitali i Prishtinës kryhet brenda 3 vjetësh, mungesa e tij ka qenë shkurt-pamësi Arbëri Spitali i Prishtinës kryhet brenda 3 vjetësh, mungesa e tij ka qenë shkurt-pamësi

“Kualiteti dhe siguria e shërbimeve do të rritet. Spitali do të jetë i pajisur me aparaturat më moderne dhe padyshim që është një lajm shumë i mirë që tashmë projekti po shkon drejt fazës përfundimtare”, ka thënë drejtori Basri Sejdiu.

Me rreth 10 mijë metra katrorë hapësirë, ky spital që kap koston 20 milionë euro (donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe), do të ofrojë kushte të mira për punë, rreth 100 shtretër dhe pajisje bashkëkohore për shërbime profesionale ndaj fëmijëve.